Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka ftuar në takim përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në këtë komunë, pas formimit të “Lëvizjes për braktisjen e fesë islame”, i organizuar nga një grup njerëzish në Deçan.
Ramosaj në takim me hoxhallarët janë pajtua që mos t’i kontribuojnë polarizmit, përçarjes e urrejtjes në mes qytetarëve.
“Në takimin e sotshëm me Bashkësinë Islame në Deçan, u dakorduam që të mos i kontribuojmë polarizmit, përçarjes e urrejtjes në mes qytetarëve tonë.
Pavarësisht organizimeve dhe thirrjeve që dikush mund të ketë, Bashkësia Islame dhe qytetarët e Deçanit si gjithherë i kontribuojnë bashkëjetesës, harmonisë dhe të mirës për popullin dhe për shtetin e Kosovës.
E falënderoj Bashkësinë Islame në Deçan për maturinë e treguar dhe kontributin e pamohueshëm të tyre, që tradicionalisht i kanë kontribuar e shërbyer edukimit, harmonisë, zhvillimit ekonomik, e sidomos kontributit të madh të tyre në ndërtimin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.