Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Shyhrete Behluli, e ka publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga titullohet “Çikat beqare” dhe është në bashkëpunim me vajzën e saj, këngëtaren gjithashtu e njohur, Engjëllusha Salihun, transmeton Gazeta Sinjali.
Ky bashkëpunim është publikuar e shoqëruar me video, e cila është xhiruar në kuadër të xhirimeve për festat e fundvitit.
Kënga është publikuar në YouTube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./Klina info/