Më 11 nëntor sytë e fansave të sporteve luftarake do të jenë të kthyer kah Malisheva, qytet në të cilin do të zbarkojë Luan Rudaj, garuesi kosovar i sportit Muay Thai.
Rudaj do të synojë ta mbrojë titullin e kampionit të botës në qytetin ku janë lindur dhe rritur prindërit e tij.
Si kundërshtar, garuesi kosovar do ta ketë Reisin, i cili është nga Irani, shkruan “Gazeta Express”.
E në mënyrë që të përgatitet sa më mirë, Luani ka ateruar tash e ca ditë në Tajlandë, aty ku është duke ushtruar me intensitet të lartë.
Rudaj për sportin në T7 tregon sesi e kalon një ditë të përgatitjeve në Tajlandë.
Si kundërshtar, Rudaj do ta ketë Reisin nga Irani. Kosovari është i vetëdijshëm për cilësitë e tij, por insiston se krejt varet nga ai se si do shkojë lufta.
Ndonëse është lindur dhe rritur në Zvicër, Luani është tejet i lidhur me Kosovën dhe kjo ka qenë një shtytje që ai ta zhvillojë meçin e tij special në vendin tonë.
Luan Rudaj premton që do të japë më të mirën e tij në mbrëmjen e 11 nëntorit, në meçin i cili do të zhvillohet në palestrën e sporteve “Habib Zogaj” në Malishevë.