Situata në universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, është trazuar javëve të fundit. Disa largime në pozitat drejtuese kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ka dëshmi të bazuara që dikush nga stafi në Universitetin “Haxhi Zeka” është larguar nga pozita për shkak të ngacmimeve seksuale.
Indeksonline ka kontaktuar me personat e involvuar në këtë rast të cilën kanë pranuar në kushte anonimeti këtë dukuri shqetësuese brenda hierariksë së këtij universiteti.
Se për çfarë ngacmimesh bëhet fjalë, pritet të dalin dëshmi dhe fakte të reja në ditët në vijim.
Pak javë më parë një ekces tjetër ka ndodhur në ambientit e universitetit “Haxhi Zeka”. Rektori i Universitetit, Armand Krasniqi para pak ditësh ka patur një konflikt me sekretaren e universitetit, Tirana Hasani.
Mes tyre kishte një konflikt të çastit, rast të cilin as s’e kishin mohuar dhe as nuk e kishin pohuar të dy protagonistët./