Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një burri në Gjakovë.
Sipas organeve të rendit ai është gjetur i vdekur nga vëllai i tij.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij nga vëllai i tij, dëshmitari mashkull kosovar, ishte gjetur pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së,