Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pronarit të lokalit në Malishevë, ku u helmuan mbi 200 persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënsi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj.
“Është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor””, ka thënë Muqaj