Policia e Kosovës, gjatës ditës së sotme, ka njoftuar se e njëjta ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, për grabitje me armë.
Në raport, thuhet se i dyshuari kishte hyrë në një lokal në Pejë, me ç’rast i kishte kërkur punonjësit të lokalit të holla.
Sipas Policisë, i dyshuari i ka marrë 375 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.
“Me datën 11 maj 2019, në rrugën Bill Klinton në Pejë, në një lokal ka ndodhur një ‘grabitje me armë’, ku gjatë kësaj grabitje i dyshuari nën kërcënimin e armës i ka kërkuar viktimës të hollat nga pazari, me ç’rast i dyshuari i ka marrë treqind e shtatëdhjetë e pesë (375) euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Hetuesit rajonalë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin V. B. i lindur me 1979 m/k/sh.
Me datën 10 dhjetor 2019, me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer kontroll-bastisje dhe është arrestuar i dyshuari i lartcekur.
Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme”./Klina info/