Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer kontrolle në shtatë lokacione në veri të vendit që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023, ku janë gjendur armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake.
Në njoftim thuhet se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.
Gjatë këtyre kontrolleve, në një bodrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.
Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes.
Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:
87 copë eksploziv të tipit TM 1003 granata hedhës dore (zola)1 armë automatike AK-471 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD14 karikatorëMunicion të kalibrave të ndryshëm63 detonatorë elektrik23 detonatorë mekanik1 orë për aktivizim1 granatë dore M793 tuba fitila ndezësÇanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të
karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.