Kryetar i OVL UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj shikon punimet për rinovimin e varrezave të dëshmorëve, në Grabanicë

Ka nisur rinovimi i varrezave të dëshmorëve në fshatin Grabanicë të Klinës.
Për t’i parë nga afër këto punime, sot ka shkuar kryetari i OVL UÇK-së, dega në Klinë, Hajdin Balaj.

Ai u shpreh të jetë i emocionuar, derisa tha për Klina.info se ua kemi me borxh të gjithë atyre që flijuan jetën për liri, që të prehen të qetë në tokën e tyre. Dhe kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ta./Klina info/