Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpenzuar më së shumti për fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit, Në vendin e dytë sa u përket shpenzimeve është Lëvizja Vetëvendosje. Sipas raporteve financiare të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, LDK ka shpenzuar 730,146.87 euro, Vetëvendosje 451,979.85 euro ndërsa e treta për nga shpenzimet është koalicioni AAK – PSD me 346,544.15 euro. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 316,346.32 euro. Koalicioni NISMA – AKR – PD 115,863.80 euro dhe Lista Serbe me 26,652.31 euro.
Kujtojmë se kandidati për deputet i VV-së, Haki Abazi gjatë emisionit ‘Debat Pernime’ ishte shprehur i bindur se do të fitojnë pa shpenzuar shumë. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më së shumti vota ka fituar Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar nga LDK. Këto dy parti ende janë në bisedime për formimin e një koalicioni qeverisës. Me 27 nëntor, KQZ mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.