Presidentja e vendit Vjosa Osmani, e cila po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropan që po mbahet në Granda të Spanjës, ka takuar kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, me të cilin kanë folur për situatën e sigurisë në Kosovë.
Osmani në Twitter ka shkruar se e ka informuar kryeministrin kroat për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe agresionin e Serbisë në Kosovë.
“Së bashku me kryeministrin kroat AndrejPlenkovic diskutuam zhvillimet e fundit të sigurisë dhe e informova për provat mbi aktin e agresionit të Serbisë. Ne vlerësojmë Kroacinë për mbështetjen e qëndrueshme të vendit tonë dhe për paqen dhe prosperitetin në të gjithë rajonin”, ka shkruar Osmani në Twitter.