Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, dhe sikurse në secilin vit edhe këtë vit ekzaminimi me Mamografi në Spitalin e Përgjithshëm bëhet falas.
Shefja e Repartit të Radiologjisë Dr.Roze Kola Hajdari ka konfirmuar se në këtë muaj Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shtuar ekzaminimin me Mamografi duke organizuar grupe të grave si grupet e grave nga arsimi, grat asambleiste, gra nga Komunat e tjera e krejt kjo me qëllim që të ofrojmë sa më shumë ekzaminime.
Përndryshe deri më tani prej datës 1 janar e deri më 4 tetor 2023, numri i Mamografive të kryera në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është 629.
Duhet cekur se as gjinia mashkullore nuk është imune nga kanceri i gjirit. Doktoresha Roze Kola Hajdari theksoi se në Pejë janë 3 raste me kancerin e gjirit tek meshkujt ndërsa që vitin e kaluar kemi pasur një rast të vdekjes me kancer të gjirit tek meshkujt.
#ZBULIMIIHERSHËM
#SHPËTONJETË