Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku një person ka ndërruar jetë.
Ai është i riu Aziz Qerkini nga komuna e Shtimes.
Komuna nga e cila vinte i riu pas rastit tragjik i ka shprehur ngushëllime familjes Qerkini.
“Kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu, familjes Qerkini i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të ndjerin Aziz Qerkini që humbi jetën sot në një aksident tragjik”, thuhet në njoftimin e komunës.
“Me shqetësim, pikëllim dhe dhimbje të thellë morëm lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur sot, ku humbi jetën në moshë të re i ndjeri Aziz Qerkini”.