Mot më i ngrohtë do të përfshijë vendin ditën e mërkurë. Do të ketë edhe intervale më të gjata me diell, me vranësira kalimtare të pakta gjatë ditës. Temperaturat minimale zbresin deri në 7C e 11C, ndërsa maksimalet shkojnë në 26C deri 28C.
Vransira kalojnë mbi vend ditën e enjtë dhe të premtë, ku edhe shfaqin mundësi për riga shiu, kryesisht përreth viseve malore. Në fundjavë do të ketë më shumë intervale me diell e kthjellime.
Temperaturat zbresin gradualisht në 21C e 22C, të premtën dhe shtunën, e nga dita e diel shënojnë rritje të lehtë në 23C e 24C, njofton Prishtina Weather.