Sot në Klinë, ka nisur Java e Rinisë, ku janë mbajtur aktivitete të shumta sportive e rekreative.
Këtë e ka bërë të ditur Drejtoresha e Rinisë, Kulturës dhe Sportit në Klinë, Fatjona Gashi e cila ka shkruar në FB:
Java e Rinisë nuk kishte si të fillonte me atmosferë më të bukur se kaq! ????️????⚽️
Të rinjtë përveç argëtimit na dhuruan plot energji dhe krenari për talentin e tyre të shfaqur përmes aktiviteteve në art dhe në sport.
Faleminderit kryetarit të komunës Prof. Dr. Zenun Elezaj për mbështetje, stafit të DKRS-së, gjithë pjesëmarrësve dhe bashkëpuntorëve nga shkollat fillore dhe të mesme.
Vazhdojmë me aktivitetet e radhës