Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një deklarimi për media lidhur me ngjarjet e fundit në veri ku si pasojë mbeti i vrarë një polic i Kosovës ndërsa një tjetër është plagosur.
Në përpjekje për të arsyetur sulmin e sotëm terrorist, Vuçiq ka thënë se “edhe pse kemi folur për këtë gjë shumë herë, edhe pse ua kam tërhequr vërejtjen se mund të vijë kjo ditë”.
Ai me tej ka thënë se “serbët e Kosovës u rebeluan duke mos dashur ta durojnë më terrorin e Kurtit.”
“Ka qenë vetëm e momentin kur policia do t’i përzë ata që lëvizin nga Kosova veriore në Serbinë qendrore.” – tha ai më tej.
Pasi e arsyetoj sulmin e sotëm nga formacioni i armatosur rëndë terrorist – që në orët e hershme ka vrarë një rreshter policor kosovar, Afrim Bunjakun –, Vuçiq tha se “s’dua ta arsyetojë në asnjë moment vrasjen e policit shqiptar”