Ministri Xhelal Sveçka ka njoftuar se aksioni për zbulimin dhe ndjekjen e terroristëve në Banjskë po vazhdon.
Ai ka thënë se secili individ që ka marrë pjesë në këtë sulm do të jetë subjekt i përndjekjes nga organet e rendit.
“Një aktivitet e i përmasave të tilla nuk do të mund të bëhej pa shtetin e Serbisë, të Vuçiqit dhe njerëzve të tij”
“Në orët dhe ditët në vazhdim do të prezantojë të gjitha pajisjet dhe të gjithë do të binden se një aksion i tillë është i pamundur pa mbështetjen e dikujt tjetër që është Vuçiq dhe shteti i Serbisë”
“Disa nga të identifikuarit janë pjesë e Mbrojtjes Civile, një pjesë e makinderisë vinte nga Serbia me regjistrime nga Beogradi, ka edhe dokumentancione ruse të gjetura në vetura”, tha Sveçla në RTK.
Ministri tha se ka indikacione që numri i të vrarëve nga ana e sulmuesve është më i madh se tre, por hetimet vazhdojnë.
Ai tutje tha se Policia e Kosovës po punon që të zbardh rastin.
“Po punojmë në të gjitha ato materiale të zbuluara që janë të shumta. Po flasim për armatim, për disa qindra individë. Plani ishte për më shumë, këta terroristët ia arritën që të lënë pa një kolegë, ata kanë dështuar në planin operacional e politikë”, tha ai.
Ai tha se forenzika, Policia e Kosovës dhe prokurorët të zbulojnë detajet e kësaj ngjarje të rëndë.