Policia e Kosovës i bashkohet nismës së EUROPOL-it me partnerët #TheNetThatWorks në njohjen e rolit qendror që luan rrjeti i bashkëpunimit përmes EUROPOL-it në trajtimin e kërcënimeve më serioze kundër sigurisë dhe luftën kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe terrorizmit.
Bëhet e ditur se nisma nxjerr në pah vetëm disa nga zyrtarët që e përbëjnë rrjetin e gjerë të kolegëve me përvojë dhe profesionistë që punojnë ditë e natë për ta bërë Evropën një vend më të sigurt.
“Çdo ditë, EUROPOL-i bashkon zyrtarë të zbatimit të ligjit nga e gjithë BE-ja dhe vendet partnere për të parandaluar dhe luftuar të gjitha format e krimit të rëndë ndërkombëtar dhe të organizuar, krimit kibernetik dhe terrorizmit. Kjo e vendos EUROPOL-in në zemër të arkitekturës evropiane të sigurisë”.
“EUROPOL-i luan një rol kritik si një qendër mbështetëse për operacionet e zbatimit të ligjit, një qendër për informacionin mbi aktivitetet kriminale dhe një pikë qendrore për ekspertizën dhe analizën e zbatimit të ligjit. Me një rrjet të zyrtarëve ndërlidhës dhe partnerë që përfshijnë më shumë se 50 vende në mbarë botën të bashkuar në selinë në Hagë”, thuhet tutje në kumtesën për media të Polcisë së Kosovës.