Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dorëzuar sot dekretin e nënshtetësisë kosovare shkrimtarit të madh shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare,
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani i ka uruar Kadaresë mirëseardhje në familjen e madhe të Kosovës.
“Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!”, shkroi ajo.
Kujtojmë se presidentja Osmani, në qershor të këtij viti, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë.