KOMUNA E KLINËS MBAJTI DËGJIM PUBLIK ME QYTETARË PËR BUXHETIN E VITIT 2024

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës është mbajtur sot Draft-Plani i Buxhetit Komunal 2024–2026.

Takimin e udhëhoqi kryesuesi i kuvendit, z. Fadil Gashi, ndërsa të pranishëm ishin nënkryetarja e Komunës së Klinës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, drejtori i Financave, z. Enver Berisha, drejtorë të tjerë të drejtorive dhe qytetarë të Klinës.

Drejtori Berisha para të pranishmëve paraqiti draft-planin e buxhetit komunal 2024–2026, me theks të veçantë projektet me prioritet për vitin 2024. Sipas tij buxheti i viti 2024 kap shifrën 7,893,500.00, tek paga dhe mëditje, 1,710,000.00, në mallra dhe shërbime, 250,000.00 tek shërbimet komunale, 500,000.00 në kategorinë buxhetore subvencione si dhe 4,762,021.49 për projektet kapitale.

Qytetarët pjesëmarrës shpalosen nevojat, sugjerimet dhe kërkesat e zonave që ata përfaqësojnë.