Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq kanë qenë pjesë e një paneli të përbashkët diskutimi bashkë më kryeministrat e vendeve tjera të rajonit në forumin e Bledit në Slloveni.
Marrëdhëniet mes dy vendeve dhe marrëveshja për normalizim ka nxitur polemika mes tyre.
Fillimisht kryeministrja e Serbisë, Ana Berbaniq tha se Kosova nuk është vend i njohur ndërkombëtarisht dhe se dyshon që do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
Ajo tha se Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen e parë në të cilën përfshihet formimi i Asociacionit te komunave më shumicë serbe.
E ashtuquajtura Republika e Kosovës nuk është vend ndërkombëtarisht i njohur dhe dyshoj që do të bëhet pjesë e BE-së, së paku jo deri sa të ketë njohje nga pesë vendet. Normalizimi që është në interes të serbëve dhe shqiptarëve. Është lartë në listën tonë të prioriteteve. Një gjë e vetme që Prishtina është dashur ta bëjë është themelimi i komunave me shumicë serbe”- tha Benabiq.
Lidhur me këtë deklaratë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk është e lehtë për Kosovën të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, por nuk përjashtoj mundësinë që një e gjë e tillë të ndodh.
Ai tha se Serbia nuk është distancuar as nga Millosheviq as nga Putin.
“Mbështetja në Kosovë për BE-në është 94%, në Serbi është 36%. Ne i kemi vendosur sanksione ndaj federatës ruse, Serbia as nuk po i mendon, nuk janë distancuar as nga Millosheviq as nga Putin. Nuk është e lehtë për neve. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është shumë më i vështirë. Mund të ndodh, por normalizimi në psikologji do të thotë mungesë e konfuzionit mes realitetit e fantazisë. Dhe ky është regjistër tjetër që unë nuk mund të kontribuoj” – tha Kurti si kundërpërgjigje për Benabiq.
Krahas Kryeministrit Kurti, në këtë panel ishin pjesë: Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Kryesuesja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.