Llapi fiton me përmbysje ndaj Fushë Kosovës, Dukagjini dhe Liria ndajnë pikët

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Llapi ka shënuar fitore minimale ndaj Fushë Kosovës.

Skuadra e Tahir Batatinës fitoi me përmbysje pasi ishin në disavantazh nga minuta e 28’të me golin e shënuar nga Arbenit Krasniqi.

Ilir Blakçori dhe Muhamet Hyseni në minutat 49′ dhe 70′ shënuan për t’i dhënë tre pikët e plota Llapit.

Në anën tjetër ndeshja mes Dukagjinit dhe Lirisë përfundoi pa gola.