Bordi i Festivalit Folklorik Gjithëkombtar “RAPSODIA SHQIPTARE” 2019, në mbledhjën e mbajtur më 04.12.2019, ka vendosur që edicioni i pesëmbëdhjetë i Festivalit Fokklorik Gjithëkombëtar “RAPSODIA SHQIPTARE” të mbahet me datat 28, 29 dhe 30 Dhjetor 2019.
Siç e dini Festivali mbahet në vigjilje të festave të Nëntorit:
Ngritja e flamurit në Krujë 28.11.1443.
Dita e pavarësisë së Shqiperisë 28.11.1912
Ditlindja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari 28.11.1955.
Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 28.11.1997.
Festivali tradicionalisht është mbajtur me datat 26, 27 dhe 28 Nëntor, mirëpo për shkak të termetit në Shqiperi për t’u solidarizuar me familjet e prekura nga kjo tragjedi, në respekt të viktimave ishte shtyer për ndonjë datë tjetër.
Bordi i festivalit i falënderon të gjithë rapsodët, grupet pjesëmarrëse për mirëkuptimin e treguar dhe i ftojmë të gjithë për pjesmarrje në këtë edicion.
Me respekt
Bordi i Festivalit Folklorik Gjithëkombtarë “RAPSODIA SHQIPTARE” Skenderaj 2019.