Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, përmes një postimi në Facebook, tha se aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT, siç tha ajo, nuk qenka edhe aq i thjeshtë.
Ajo tha se kjo qasje e qeverisë tregon se, siç u shpreh ajo, jeta dhe mirëqenia e qytetarit nuk është prioritet.
“Aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT nuk qenka edhe aq i thjeshtë. Sidoqoftë kjo përbën të të drejtave të njeriut që të caktosh moshën e fëmiut 6-11 vjec. Është zgjedhje e prindit a e dërgon fëmiun në klasë të parë me 5 apo me 7 vjet”.
” Marre, mjerim, fundosje”, kanë qenë shprehjet e Musliu-Shoshit për këtë situatë.
“Kjo qasje e qeverisë na tregon vetëm një të vërtetë, që JETA dhe MIRËQENIA e qytetarit nuk është prioritet. Prioritet është korrupsioni i thellë në çdo fushë, prej grurit,vajit,barnave e deri te librat. Caktone edhe moshën e prindit ndoshta e lehtesoni këtë proces…! Marre! Mjerim! Fundosje”, është shprehur tutje ajo.