Një grua është arrestuar dje për veprat penale dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor në Deçan.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se e dyshuara në fjalë kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një burri, i cili si pasojë kishte pësuar lëndime trupore.
E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.