Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve. Kështu zgjodhi të festojë edhe një person dje në fshatin Grabovc të Pejës.
Policia ka njoftuar se posa është denoncuar rasti, njësitë e angazhuara për zbatimin e planit ‘Goditja’, kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.
I dyshuari është arrestuar, ndërsa pas kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov me mbi 100 fishekë.
“Njё (1) armё AK 47
Tre (3) karikator tё sё njejtёs armё
Njёqind e njёzet e njё (121) fishekё kal: 7.62x39mm
Dy (2) fishek kal: 7.9mm
Gjashtё (6) gëzhoja kal: 7.62x39mm”, ka njoftuar Policia.
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim tё Prokurorit tё Shtetit është dёguar nё mbajtje pёr 48-orё.