Anthony Joshua ka arritur të shënojë fitore në meçin e sontëm në O2 Arena të Londrës.
Boksieri britanik e mundi me nokaut në raundin e shtatë finlandezin, Robert Helenius, shkruan Gazeta Express.
Një kombinim goditjesh në bark dhe fytyrë ishin fatale për Helenius, i cili u shtri në tokë.
Përveç fitores, Anthony Joshua ka fituar edhe një shumë të madhe parash.
Sipas raportimeve, boksieri britanik ka përfituar rreth 10 milionë euro nga ky meç.
Ndërkohë, kundërshtari i tij Robert Helenius ka fituar afër 2 milionë euro.