Ngjarja ku mbeti i vrare një person në Skenderaj, dyshohet se tre persona të maskuar hyn në lokal dhe qëlluan në drejtim të viktimave

Rajoni ka raportuar, për një ngjarje të rëndë qe ka ndodhur sot në fshatin Runik të Skenderajt, ku në një lokal janë plagosur katër persona. zbulon portali rajoni.org.

Burimet e portalit rajoni.org brenda stacionit policorë kanë mesuar se në ngjarjen qe ka ndodhur sot, si pasoj e plagëve të marra; në vendin e ngjarjes ka vdekur një person, kurse një tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësorë.

Po ashtu sipas të njejtave burime – rajoni ka zbuluar ekskluzivisht se dyshohet se në ngjarje kanë marre pjesë tre persona të maskuar të cilët kanë hyre dhe kanë qelluar mbi viktimat; dyshohet se ata kanë perdorur dy arme automatike.

Rajoni ka mesuae se deri më tani, nuk ka informacion për identifikimin e autorëve të sulmit ose për motivet, por policia është në lëvizje për të zbardhur rastin.