Sot në Kosovë pritet të kemi mot të freskët. Në mëngjes herët ende mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu, ndërsa vranësirat lokale do të jenë prezente gjatë ditës duke u alternuar me intervale kohore me diell.
Do të fryjnë erëra mjaft të freskëta nga veriu ndërsa temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 23 gradë Celsius.