Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka publikuar një status të gjatë në faqen zyrtare të tij në Facebook, ku ka pretenduar se ka zbuluar historinë ndër vitet të mediumit Klan Kosova.
Ndër të gjeturat e tij, Muja thotë se gjatë viteve 2015-2022, pronarët e Klan Kosovës janë të panjohur.
“Janë dy çështje në lidhje me Klan Kosova – (1) kërkesat ligjore për licencë mediatike OSHMA dhe (2) kërkesat ligjore për licencë biznesore.” – ka shkruar ndër të tjera Muja.
“Pronarët e Klan Kosova ndërmjet 2015-2020, sipas KPM, janë të panjohur. Të njejtit, as nuk janë lajmëruar dhe as aprovuar nga KPM, në kundërshtim me Neni 21 dhe 22 të Ligjit të KPM dhe në kundërshtim me Rregulloren për Kushtet dhe Termet e Licences së KPM.” – ka shkruar mes tjerash Muja