Shtatë raste të dhunës në familje, kanë ndodhur brenda 24 orëve në Kosovë. Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Istog dhe Malishevë.
Prishtinë 26.07.2023 Ne tri raste te ndara ne regjionin e Prishtines, viktimat kosovare kane raportuar rastet dhune ne familje.Eshte njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim te tij dy persona janë dërguar ne mbajtje.
Ferizaj 27.07.2023-00:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka përdorur dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Prizren Më 27.07.2023 Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Rasti ne procedure hetimore.
Istog 14.07.2023-23:30. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e kishte sulmuar/goditur me një mjet te forte viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Malishevë 27.07.2023 Ne dy raste te ndara dy persona te dyshuar janë arrestuar pasi kane kryer veprën e larcekur ndaj viktimave kosovarë. Me urdhër te prokurorit te dyshuarit janë liruar ne procedure te rregullte./