Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë ka organizuar protestë kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos para ndërtesës komunale të Klinës të martën.
Një numër qytetarësh i janë bashkangjitur protestës që ka nisur nga ora 11:00.
Banorët janë kundër ndërtimit të një fabrike të çimentos, pasi siç thonë ata,“do të shkatërronte mjedisin, ajrin, burimet e ujit, florën dhe faunën”.
“Beteja jonë është për drejtësi. Ne nuk shkuam t’i ndërtojmë shtëpitë te fabrika e çimentos, por fabrika po synohet të ndërtohet te shtëpitë tona. Ajo fabrikë nuk do të mund të ndërtohet”, ka thënë Veton Raci, përfaqësues i banorëve.