VAZHDOJNË PUNIMET PËR ASFALTIMIN E RRUGËVE NË VIDEJË, JAGODË DHE NDËRTIMIN E URËS NË KRUSHEVË TË MADHE

Kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Enver Berisha, kanë përcjellë nga afër punimet për asfaltimin e rrugëve lokale në fshatrat Videjë dhe Jagodë në gjatësi prej 1500 metra.

Po ashtu, kanë vizituar edhe Krushevën e Madhe, ku në kuadër të këtij projekti do të bëhet edhe rregullimi i urës në rrugën “Atë Shtjefën Gjeçovi”, projekt shumë i rëndësishëm për banorët dhe i cili ulë rrezikun për vërshimet e mundshme në këtë pjesë.

Realizimi i këtyre projekteve, të cilat kanë një vlerë prej 91 000 euro, është si rezultat i kërkesave të qytetarëve gjatë dëgjimeve buxhetore dhe planifikimit të duhur të investimeve nga ana e komunës.