UEFA ka caktuar gjyqtarët për ndeshjen e parë mes Dukagjini dhe skuadrës kroate Rijeka, e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues për Conference League.
Gjyqtar kryesor i kësaj sfide do të jetë Jasmin Sabotic, nga Luksenburgu,
Ndihmësit e tij gjithashtu janë nga Luksenburgu, Joaquim Da Silva dhe Claude Ries, ndërsa gjyqtar i katërt Ricardo Morais.
Ndeshja zhvillohet më 27 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 19:00.