Kryetari i OVL UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj, me reagim ndaj Mimoza Kusarit

Reagim ndaj deputetes Mimoza Kusari-Lila

Ne si organizata të dala nga lufta ndjehemi të shqetësuar dhe të tradhtuar sesi në paralmentin e Republikës së Kosovës kemi deputet qe kanë guxim dhe pa përgjegjshmeri morale e kombëtare, shtetërore e ligjore kaq të madhe sa të gabojnë aq shumë duke bashkēpunuar ngushtë më të ashtuqujtur “zyrtarë serb” e kriminal të veriut.
Ne kemi shprehur vazhdimisht shqetësime për identitetet politike të kësj lëvizje, ku si kauzë kishin ngritur shpesh herë etiketimin dhe njollosjen e vlerave sublime të historisë sonë të re, të luftës dhe paqes, por jemi munduar t’i kuptojmë si gabimet të retorikes se tyre politike, por kur ato po vërtetohen se nuk janë thjesht gabime individuale, por grupore e aq me keq tanimë më peshë dhe shtetrore, siç doli të jetë rasti i deputetes lakmiqare Mimoza Kusari-Lila, duke etiketuar e degraduar emra e figura, procese e projekte të Kosovës sa për t’i pëlqyer pasardhësve të Millosheviqit, atëherë dyshojmë se ka ende shumë fakte me shumë se fjalët e dëgjuara në përgjimet “Zdravo” qe e dëmtojnë identitetin politik të deputetit të Kosovës, dhe besimin qytetar, dhe rrjedhimisht kërkojmë dorëheqje e Mimozes nga çdo pozitë publike, në mosdorëheqje atëherë jemi të detyruar të reagojmë me protesta gjithëpopullore!

OVL-UÇK
DEGA NË KLINË