Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën ‘Vëllezërit Ahmeti’ në Drenas, ku një person është gjetur pa shenja jete,
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se viktima është një burrë i moshës 57-vjeçare.
“Rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Vëllezërit Ahmeti” në Drenas. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 57 vjeç”, tha ai.
Sipas Policisë, janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’.