Policia e Kosovës ka ndaluar në Zveçan një ambulancë serbe.
Një incident tjetër ka ndodhur në veri të Kosovës, ku policia në Grabovc të komunës së Zveçanit ka ndaluar një autoambulancë që ishte në sistemin shëndetësor serb, raporton novosti.rs.
Ndërkohë drejtori i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicë, Zlatan Elek ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur dje.
Sipas tij ky nuk nuk është rasti i parë i tillë dhe se policia vazhdimisht ndalon ambulancat.