Një aksident me të lënduar ka ndodhur në magjistralën Pejë-Prishtinë.
Motoçiklisti është përplasur me një veturë rreth orës 19:30.
Nga një fotografi nga vendi i ngjarjes, në të cilën shihet një person i shtrirë në tokë.
Ai është ndihmuar nga qytetarët, derisa ka ardhur ambulance.
Policia ende nuk ka dhënë detaje lidhur me aksidentin në fjalë.