Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të hënën ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, drafin për Asociacionin mund ta shkruajë vetëm delegacioni serb, duke thënë se këtë e ka paraparë marrëveshje e Brukselit.
Ne nuk kemi çfarë të negociojmë. Ne japim vetëm parimet, organet dhe organet e AKS-së ashtu siç i kemi vënë unë dhe Isa Mustafa inicialet tona në vitin 2015. Ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë. Vetëm na shkruani dhe do të jemi I kënaqur. A e dini kur do të jetë? Asnjëherë. Sigurisht që jo derisa është Kurti në pushtet, nuk u shkon mendja. Dhe çfarë do të ndodhë ndërkohë më shqetëson shumë”, tha Vuçiq në TV Happy.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe ishte nënshkruar në vitin 2013 dhe 2015.
Por atë e kishte hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese, duke u dërguar atëherë nga vetë Qeveria.
Prej atëherë asociacioni nuk ka gjetur implementim, por vazhdon të jetë kërkesë e Beogradit, por edhe e bashkësisë ndërkombëtare. /Gazeta Express