Capital T është prej artistëve që ka qenë vazhdimisht pranë të dëmtuarve nga tërmeti në Shqipëri.
Ai ka ofruar ndihma të ndryshme madje personalisht po kujdeset që ndihmat të arrijnë në vendin e duhur.
Një nga ndihmat që i është ofruar të strehuarve nga Shqipëria është ish-kampin i KFOR-it gjerman në Prizren, ku edhe ka qëndruar gjatë ditës Capital T.
Kampi i cili ofron kapacitet për 800 persona e që tani është i stërmbushur .
Këtë përmes një njoftimi e ka bërë të ditur vet reper i cili ka treguar se momentalisht kanë shumë nevojë për ushqim.
“Ish kampi i kforit Gjerman ne Prizren me kapacitet 800 persona e me kushte shume te mira tani është stërmbushur. Nevoja është E MADHE për ushqime te shpejta (racione ditore) si dhe gjera te tjera higjenike.
Tani numërojmë afersisht 20’000 persona te strehuar ne Kosove ”, shkruan Capitali në postimin e tij./