LDK ka shpallur zgjedhjet e brendshme në disa komuna, përfshirë dhe atë të Klinës.
Klina.info mëson se për kryetar të degës së LDK-së në Klinë, do t’i hyn garës disa emra të njohur në Klinë.
Bëhet fjalë për Besim Hotin, kryetarin aktual të degës së LDK’së në Klinë, Arben Limani asamblist i LDK-së, Alban Raci, djali i ish-kryetarit të ndjerë Ismet Raci dhe ish-deputetja e Kosovës, Mirjeta Kalludra.
Ndryshe, ende nuk janë konfirmuar emrat më sipër nga ana e degës së LDK në Klinë.