Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Siç raporton Kallxo.com, ai është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.
Po ashtu, pak më parë, ShBA-ja e ka dënuar aksionin e autoriteteve të Kosovës, në veri të Kosovës. Ambasadori Jeffrey Hovenier, i ka cilësuar të dhunshme masat e Policisë së Kosovës, të ciëlt janë duke tentuar t’i shpërndajnë protestuesit serbë.
Në Zubinn Potok, Leposaviq dhe Zvecan tashmë kryetarët e rinj kanë hyrë në objektet komunale, pas intervenimit të policisë.