Automjeti i Njësisë Speciale ka goditur kamionin-barrikadë në Leposaviq, për ta larguar nga rruga ku ishte vendosur, raporton Express.
Gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova, po qëndron atje, prej ku e ka kapur këtë moment.
Qytetarët serbë që janë mbledhur para objektit të Komunës së Leposaviqit për të penguar hyrjen e kryetarit Lulzim Hetemi, kanë filluar të gjuajnë gurë në drejtim të gazetarëve.
Hetemi ende s’ka arritur të futet ende në objektin e komunës.