Banorët e një pallati në zonën e Freskut në Tiranë po braktisin shtëpitë e tyre pas dëmtimeve që ka pësuar kjo godinë nga tërmetet e rëna këto ditë në vendin tonë.
Pallati ka pësuar dy çarje vertikale të cilat kanë frikësuar banorët dhe tashmë ata po marrin sendet personale dhe po largohen.
Ndërsa në një pikë tjetër të kryeqytetit, mësohet se pikërisht edhe në “Rrugën e Barrikadave” lëkundjet sizmike kanë shkaktuar dëme materiale në një pallat.
Gjatë ditës së sotme janë shënuar disa lëkundje tërmeti, më e forta është ajo me magnitudë 5 rihter.