Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditët në vazhdim,
“E marte- mot kryesisht i vranët por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezente. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.
E merkurë- Mot kryesisht i ngjajshem me ditën e marte, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës.
E enjte- Mot i vranët por me ulje të lehta të temperaturave maksimale dhe shkarkime rrufesh. Parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm.
Të premten – Mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell. Vranesirat parashihen të sjellin riga shiu të shoqeruara me shkarkime rrufesh.
Gjatë vikendit parashihet mot kryesisht me diell dhe stabil.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperendimit me shpejtësi 1-9m/s.”