Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur mbrëmë në Gurrakoc të Istogut. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një nënë ka braktisur mbrëmë tre fëmijët e saj.
Indeksonline bën të ditur se gruaja që ka braktisur fëmijët është Miranda Podujeva.
Dy fëmijët e saj janë parë ne qendër të Gurrakocit duke bredhur rrugëve, ndërsa foshnja është gjetur e braktisur e vetme në shtëpi. Policia ka dalur në vendngjarje dhe pas konsultimit me prokurorin fëmijët janë dërguar në qendrën për punë sociale.
Miranda Podujeva ngarkohet edhe me disa vepra penale dhe është emër i njohur për policinë.