Policia nis hetimet për shkatërrimin e parkut në Sferkë

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ditë më parë përmes një postimi në faqen zyrtare FB bëri të ditur se parku i fshatit Sferkë është drejt finalizimit.

Por, Klina.info sot ka publikuar disa fotografi ku shihet se ende pa përfunduar parku, ai ka nisur të shkatërrohet nga persona të papërgjegjshëm.

Menjëher Policia e Kosovës, ka nisur hetimet rreth rastit në fjalë./Klina info/