Një person ka rënë në prangat e Policisë së Koosvës dje në rrugën ‘Eliot Engel’ në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka marrë një telefon celular pa paguar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 40-vjeçari dyshohet se ka hyrë në një lokal për shitblerjen e telefonave dhe pajisjeve tjera elektronike dhe ka kërkuar nga punëtori t’ia japë një telefon në vlerë të 700 eurove, ose 700 euro para të gatshme.
Punëtori i mobishop-it i ka dhënë të dyshuarit telefonin që ka kërkuar dhe më pas, 40-vjeçari është larguar që aty.
Përballë kësaj situate, 23-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer gjithë ngjarjen në detaje.
Njësitë policore kanë arritur që ta identifikojnë të dyshuarin dhe më pas të njëjtin e kanë arrestuar dhe e kanë shoqëruar për intervistim në stacion policor.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Detyrim’.
/GazetaSinjali/