Më 14 maj, në orën 12:00 do të bëhet provimi i librit të autorit Ukë Shala, që ka të bëj, me vendimin historik që u mor në kullën e babait të tij, Sadri Shalës në fshatin Ujëmirë të Klinës, për themelimin e formimit të UÇK-së.
Shkrimtari ka vendosur që dorëshkrimin e tij më të ri, ta hedh në dritë, pikërisht në përvjetorin e tretë të vdekjes së nënës së tij, Kumrije Berisha – Shala dhe 92 vjetorit të lindjes së babait të tij, Sadri Shala.
Këtë e ka bërë të ditur vet autori përmes një postimi në rrjetin e tij social FB, ku ka ndarë edhe një pjesëz të vogël nga libri:
VËNDIMI NË UJMIRË
LUFTA PËR IDEALË
Nën rrethimin e egër ushtarako – policor serb me 3 dhe 4 Tetorë 1991 ,në praninë e 45 përfaqësuesve nga të gjitha trojet etnike Shqiptare nën ish jugosllavi ,duke filluar nga Struga në kufi me Qamërinë ,Kumanova ,Kërqova Presheva ,Medvegja e Bujanoci e deri andej nga Plavë e Gucija dhe e gjithë Kosova u hodhën themelet për formimin e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës!
Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës