Kanosin personin zyrtar, arrestohen dy persona në Pejë

Policia e Kosovës përmes raportit ka njoftuar se janë arrestuar dy persona pasi të njëjtit kishin kanosur një person zyrtar në Pejë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa rrethanat që kanë quar deri tek kanosja e personit nuk dihet.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja